"Anglia ka futur lojtarët më të mirë kundër Serbisë", Futbollisti i bindur: Janë muhabete kafesh kur thonë se do e lërë ndeshjen

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 20:53 | Futboll

"Anglia ka futur lojtarët më të mirë kundër

Anglia ka futur formacionin më të mirë në ndeshjen kundër Serbisë. Kështu deklaroi në "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, futbollisti Kadri Birja, sipas të cilit, trajneri gjerman i anglezëve do të kërkojë fitoren, sikurse edhe në ndeshjen me Shqipërinë që do të zhvillohet të dielën në Air Albania.

“Anglia ka fut lojtarët më të mirë në dispozicion kundër Serbisë. Nuk ka pësuar  asnjë humbje. Në krye të Anglisë është gjerman. Ai do që të fitojë edhe sot, edhe kur të vijë me ne. Statistikat i ngelen trajnerit që të marrë pikët e plota. Janë muhabete kafesh kur thonë që do vijë Anglia do na lërë ne, apo do lërë Serbinë. Është një kombëtare që nuk vë në peshore historinë që Shqipëria ka me Serbinë, as kë ka mbrapa, shikon vetëm punën e vet. Edhe sot do të mundohen të fitojnë. Edhe Andorra mund të na marrë barazim. Si për ne si për Anglinë janë dy ekipe që mund të fitojnë”, tha futbollisti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Birja theksoi gjithashtu se kombëtarja shqiptare nuk është më një ekip i vogël dhe shpreson dy gola ndaj Andorrës.

“Ne nuk jemi ekip i vogël. Historia bëhet me rezultate e kualifikime, por tani nuk jemi më kombëtare e vogël. Morëm pjesë në europian dhe për pak po shkojmë të dytët në grup. Jemi te ekipet mesatare. Ne duhet të shënojmë dy gola sot. Shpresoj që Broja të shënojë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos