Traversa ndal kuqezinjtë, pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 21:31 | Futboll

Traversa ndal kuqezinjtë, pjesa e parë Andorrë-Shqipëri

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura.

45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje këndi, shkruan A2.

Lajmi i vetëm i mirë është që paralelisht Anglia po fiton ndeshjen e saj ndaj Serbisë, me pjesën e parë të mbyllur 1-0 për “Tre Luanët”, falë golit të Bukayo Saka.

Aktualisht, Shqipërisë do t’i duhej vetëm një gol për të hyrë zyrtarisht në playoff-in e Botërorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos