Futbollisti Kadri Birja, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se trajneri i Andorrës u shfaq i dorëzuar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kombëtaren tonë.
“Sot na duhet patjetër 3-pikëshi. Përballë kemi ekip të kalueshëm. Edhe vetë trajneri i Andorrës dje, në konferencë për shtyp, po thonte që do e kenë të vështirë. Ai tha se përballë kanë një ekip që pretendon kualifikimin. Zakonisht, trajnerët janë të motivuar, por vetë trajneri i Andorrës u tërhoq. Mendoj se patjetër do ta fitojmë këtë ndeshje dhe me cilësitë që kemi do ta zgjidhim”, deklaroi futbollisti.
“Shpresoj që të mos na bëhet e vështirë pjesa e parë, që pastaj të mos hyjmë në pjesën e dytë me presionin e golit. Shpresoj ta zgjidhim sa më shpejt dhe ta kemi ndeshjen nën kontroll. Ta menaxhojmë lojën më pas dhe të bëjmë një gol të dytë, që të jemi të qetë për të mbrojtur rezultatin dhe të bëjmë hapin e madh. Shpresojmë edhe te fitorja e Anglisë që ta mbyllim që sot çështjen e kualifikimit në playoff”, shtoi Birja. (A2 Televizion)
