Në një nga baret e kryeqytetit pranë stadiumit Air Albania, gazetarja e A2 CNN Dea Kozma përcolli në “Off the Record”me Andrea Dangllin, atmosferën për ndeshjen e Shqipërisë me Andorran. Ndër tifozët e shumtë spikati një vajzë me qeleshe, e cila bën tifo për kombëtaren kuqezi. Për A2 CNN ajo u shpreh optimiste për fitoren e kuqezinjve.
“Kam ardhur me shoqet, motrën. Jemi gjithmonë krenarë sa herë shohim ndeshjen, shpresojmë të fitojmë sot dhe uroj fitore për kombëtaren. Mendojmë 2-1 shpresojmë të jetë fitore për ne po nuk ka rëndësi fare. Që të gjithë lojtarët janë flakë fare. Sapo të mbarojë ndeshja shpresojmë me fitore, do të festojmë me patjetër”. (A2 Televizion)
