Rudi Vata: S'më pëlqen energjia e Kombëtares sot

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 21:43 | Futboll

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se nuk i pëlqeu pjesa e parë e Shqipërisë ndaj Andorrës.

“45 minuta të varfra në aspektin e intensitetit. Mendoja që do të kishim një ritëm tjetër, agresivitet që në minutën e parë, duke qenë se kemi një kundërshtar shumë më të dobët. Por, nuk më pëlqen energjia e skuadrës, nuk është energji e një skuadre që pretendon Botërorin. Edhe me Gjibraltarin e njëjta energji ishte”, tha Vata.

Ish-mbrojtësi shtoi se “do t’i pëlqente të shikonte një Shqipëri që bën presingun lart dhe vendos në presion kundërshtarin”.

“Kjo kërkon intensitet dhe mungesa e tij tregon se ekipi ynë është i pakarikuar. Ndoshta e kanë nënvlerësuar kundërshtarin”, theksoi Rudi Vata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos