Gazetari i A2 CNN Altin Sulçe solli në "Off the Record" me Andrea Dangllin, atmosferëm e fundit nga Andorra ku pritet të nisë ndeshja me Shqipërinë. Ai tha se Silvino ka nxjerrë edhe formacionin zyrtar, duke përsëritur formacionin që fitoi ndaj Serbisë, më përjashtim të Myrto Uzunit. Gazetari Sulçe zbuloi në Off the Record me Andrea Dangllin arsyet e lënies në stol të Uzunit janë taktike dhe nuk ka asnjë problem fizik.
“Problem fizik nuk ka. Problemi është taktik. Arbër Hoxha ka treguar një formë shumë të mirë në kampionatin kroat të futbollit me dinamon e Zagrebi ku është rinovuar kontrata e tij. Është zgjedhje taktike, nuk ka problem fizik”, tha Sulçe në Off the Record me Andrea Dangllin.
Sipas tij gjendja e futbollistëve është e mirë dhe kanë filluar nxemjen. Po kështu edhe ata që janë në stolin rezervë.
Sulçe theksoi se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Shqipërinë e cila duhet të marrë 3 pikëshin për t’u kualifikuar te play off i Botërorit.
“E rëndësishme është që të jemi të përqëndruar. Ndeshja ka preson se na kërkohet fitorja për të hedhur një hap të sigurt drejt play off-it. Është momenti që sot të ëndërrojmë këtu në Andorra për diçka madhështore. Tifozët janë të sigurt që do të fitojnë me rezultat të thellë. Sot Shqipëria do të marrë 3 pikët”.
(A2 Televizion)
