Artan Hoxha: “Çfarë është kjo dashuri e Partizanit për serbët?!”

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 23:42 | Futboll

Gazetari Artan Hoxha tha se problemi më i madh i Partizanit është se ka marrë trajner të huaj, për më tepër serb.

“Nuk e kam kuptuar asnjëherë, ç’e kanë këtë punë me trajnerë serbë. Një trajner i mirë nga Serbia nuk të vjen këtu. I vetmi trajner serb që ka bërë rezultate në këtë vend është Ivan Gvozdenoviç, i cili është formuar këtu si trjaner. Ç’është kjo dashuri për të marr trajner”, tha Hoxha në emisionin MegaSport nga Altin Sulçe në A2 CNN.

Ai shtoi se Partizani ishte skuadra me vlerën më të madhe, falë lojtarëve që ka afruar në klub, por ndodhet në vend të parafundit në renditje, pas humbjes 3-0 ndaj Tiranës të premten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos