Asani show në Champions të Azisë, 2 gola në 6 minuta lojë nga ylli kuqezi

Nga A2 CNN
22 Tetor 2024, 12:47 | Futboll

Asani show në Champions të Azisë, 2 gola në 6 minuta

Jasir Asani vijon të dhurojë shoë në Champions League-n e Azisë, teksa në sfidën që Gwangju është duke luajtur përballë ekipit malajzez, Johor, ka shënuar dy gola brenda 6 minutash.

Sulmuesi anësor e tundi rrjetën në minutën e 3’ të takimit dhe në të 6’ duke befasuar miqtë.

Me këtë dy golësh, Jasir Asani bëhet golashënuesi më i mirë i turneut për momentin me 6 gola të realizuar, ndërsa Gwangju e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-1 dhe ky rezultat e çon në krye të renditjes së përgjithshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos