“Besuam dhe ia dolëm”, Broja pas ndeshjes: Erdhëm në Serbi me një mendim të vetëm, fitoren!

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 23:47 | Futboll

“Besuam dhe ia dolëm”, Broja pas ndeshjes: Erdhëm në

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja ka folur i entuziazmuar pas fitores kundër Serbisë, në ndeshjen e luajtur ditën e sotme në stadiumin e Leskovacit.

Në një deklaratë për mediat pas ndeshjes, Broja është shprehur se të gjithë çunat e Kombëtares e ndjenin fitoren dhe kishin shkuar në Serbi me synimin e vetëm, për të fituar, shkruan A2 CNN.

Ai tha mes të tjerash se do të kishte dashur të sulmonte më shumë gjatë ndeshjes së sotme, por shtoi se duhej të qëndronte shpesh edhe në mbrojtje.

“Kur kemi ardhur të gjithë bashkë kemi qenë në një mendje, për të fituar këtë ndeshje dhe ia dolëm mbanë. Ishim në vështirësi. Ne ishim skuadër e vendosur dhe jemi mbrojtur shumë mirë. Në pjesën e dytë ata kishin më shumë raste sepse donin të shënonin patjetër gol.

Kisha mundësi të godisja në një rast, por Uzuni dhe Manaj ishin më mirë për t’i shërbyer. Jam shumë i gëzuar. Më mungon goli dhe është e vështirë, kam qejf të shënoj gola dhe të asistoj. Edhe unë mërzitem sepse jam një sulmues, por sot jam i gëzuar. Kisha pasur pak dëshirë të sulmoja, por u desh të mbroheshim shumë”, tha mes të tjerash Broja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos