Manaj: Do hiqja 10 vjet nga jeta ime për këtë gol

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 23:51 | Futboll
Manaj: Do hiqja 10 vjet nga jeta ime për këtë gol

Heroi i Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, Rey Manaj, foli tepër i emocionuar pas ndeshjes, ku Shqipëria siguroi 3 pikë vendimtare për kualifikimin.

“Ishte një gol që e doja shumë ta bëja. Po të më kishin dhënë mundësinë që të jepja 10 vjet nga jeta ime për këtë gol, do të kisha pranuar", tha Manaj, përcjell A2 CNN.

Sulmuesi kuqezi shtoi se fanellën e kësaj ndeshjeje do t’ua dhurojë prindërve.

“Ata e ndjenë më shumë atë që ndodhi në ndeshjen e parë (kur humba penalltinë kundër Serbisë në Tiranë) dhe e meritojnë",  theksoi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos