“Për këtë Komb jam gati të vdes në fushë”, Uzuni entuziast pas fitores me Serbinë: Hymë në histori!

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 23:37 | Futboll

“Për këtë Komb jam gati të vdes në

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka folur pas fitores 0-1 në Serbi ndaj Kombëtares vendase.

Në një deklaratë për mediat, Uzuni me entuziazëm të madh tha se për Kombin shqiptar është gati të japë gjithçka, madje edhe të vdesë në fushë, shkruan A2 CNN.

“Kur thirresh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë Komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje. Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin.

Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe.

Ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi dhe jam i lumtur që hymë në histori. Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?", tha mes të tjerash Uzuni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos