Kryeministri Edi Rama i është bashkuar festës pas fitores së Kombëtares shqiptare kundër Serbisë, ndeshje e luajtur në stadiumin e Leskovacit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se fitorja ishte me gol, me lojë dhe zemër.
Ai ka zgjedhur një foto krah postimit, teksa futbollisti Rey Manaj feston duke bërë simbolin e shqiponjës, shkruan A2 CNN.
“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale. (A2 Televizion)