Bindin vajzat shqiptare, shkojnë në play-off të Zvicër 2025

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 20:54 | Futboll

Bindin vajzat shqiptare, shkojnë në play-off të Zvicër 2025

Shqipëria është kualifikuar me meritë në fazën play-off të Europianit ‘Zvicër 2025’ për futbollin e femrave.

Vajzat shqiptare fituan me rezultatin 3-1 përballë Luksemburgut në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” për t’u renditur të parat në grupin C5.

Golat e fitores i shënuan kapitenia Megi Doçi dhe sulmueset Qëndresa Krasniqi e Fortesa Berisha. Kjo fitore i ngjit vajzat kuqezi në Ligën B në Nations League dhe përfaqësuesja kuqezi do të luajë edhe në play-off-in e kualifikueseve të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos