
Pasi u shpall kampione e Shqipërisë, festa e Egnatias u zhvendos në Rrogozhinë.
Tifozët pa dallim moshe apo gjinie dolën në sheshin e qytetit për të festuar këtë sukses të klubit.
Me këngë, fishekzjarre dhe fanellën veshur ata përshëndesnin djemtë e skuadrës, shkruan A2.
Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, i ka premtuar skuadrës se do i shperblejë me 100 mijë euro për këtë sukses të arritur.
Egnatia fiton titullin për të tretin vit radhazi. Sipas rregullores, rrogozhinasit do të luajnë në Champions League edicionin e ardhshëm ndërsa Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo në Conference League. (A2 Televizion)