Dhuna në Elbasan, Xhaferi reagon sërish: Kur përsëritet nuk është më një gabim

Nga Dea Kozma
31 Gusht 2026, 15:33 | Futboll

Pas episodeve të shëmtuara në Elbasan, ku presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi goditi fizikisht asistentin e arbitrit Ergys Spahiu, si pasojë e dy golave të anuluar, numri 1 i kuqebluve ka reaguar sërish. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai përsëri ka fajësuar arbitrat se po shkelin mundin, sakrificën dhe punën e ndërtuar prej vitesh.

“Rastësia ndodh një herë.

Gabimi ndodh një herë.

Kur përsëritet, nuk është më gabim.

Kur vazhdon, lind dyshimi për keqdashje dhe ngrënie haku.

VAR-i dje. VAR-i sot. VAR-i nesër.

Vllaznia e penalizuar dje, sot… dhe nesër?

Lind pyetja: kjo është drejtësia?

Edhe sa do të na mohohet mundi, sakrifica dhe ajo që fitohet në fushë?”, shprehet Xhaferi.

Për incidente të ngjashme ku përfshihen zyrtarë të lartë apo presidentë klubesh, masat e mundshme që priten të shqyrtohen janë: Pezullim nga aktivitetet sportive: Ndalim i hyrjes në stadiume dhe i kryerjes së funksioneve zyrtare për një periudhë të caktuar që mund të variojë nga disa muaj deri në 1 vit ose më shumë si dhe një gjobë e majme financiare. Vetë Federata shqiptare e futbollit, reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje, duke e quajtur absoltisht të papranueshme dhunën në futbolll.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos