Dinamo ndal Egnatian, Bylis funksionon me Deden në stol

Nga A2 CNN
26 Tetor 2024, 14:04 | Futboll

Dinamo ndal Egnatian, Bylis funksionon me Deden në stol

Dueli i pretendentëve ndërmjet Egnatias dhe Dinamos u mbyll në barazim 1-1. Gola e sfidës erdhën të dy me penallti, me rrogozhinasit që kaluan në avantazh me Lushkjen në të 20-ën, teksa në minutën e 39-të, Bregu barazoi shifrat.

Loja humbi disi shkëlqimin në pjesën e dytë pas kartonit të kuq të Aleksit, i cili bëri që Egnatia të kthehej në mbrojtje.

Me pikën e marrë, të dy skuadrat iu bashkuan përkohësisht Partizanit në krye të renditjes. Në ndeshjen tjetër, Nevil Dede ka marrë pikët e para në krye të Bylisit, pasi mposhti 4-0 Teutën.

Me këtë rezultat, mallakastriotët i’u larguan fundit të renditjes, aty ku tashmë ka zbritur Laçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos