Leverkusen ''turpëron'' Eintracht Frankfurt, thellohet rekordi

Nga A2 CNN
6 Maj 2024, 16:45 | Futboll

Leverkusen ''turpëron'' Eintracht Frankfurt, thellohet

Bayer Leverkusen vijon të mbetet i pamposhtur këtë sezon. Aspirinat bënë detyrën dhe në ndeshjen e radhës pasi shkatërruan 5-1 Frankfurtin në kuadër të javës së 32 në Bundesliga.

Xhaka shënoi një supergol dhe hapi festivalin e golave. Vendasit reaguan me Hugo që vendosi përkohësisht baraspeshën para se Schik po në pjesën e parë të rikthente avantazhin.

Edhe pjesa e dytë nuk kishte histori,P alacio, Frimpong dhe Boniface turpëruan Frankfurtin dhe siguruan tre pikët e radhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos