Chelsea rrit shanset për të siguruar një vend në kupat e Europës, arritje e cila vetëm pak javë më parë dukej utopi.
Blutë mbeten në garë, pas fitores 5-0 përballë West Ham, në një prej sfidave të shumta derbi të Londrës.
Dominimi i pjesës së parë nga Chelsea u konkretizua me golat e Cole Palmer, Gallager dhe Madueke. Në pjesën e dytë u regjistruan edhe dy rrjetat e Nikolas Jackson, që vulosën triumfin e skuadrës së Pochetino.
Në këtë mënyrë, blutë ngjiten në kuotën e 54 pikëve në renditje. Ata pozicionohen në vendin e shtatë, me pikë të barabarta me Manchester United, që gjithsesi ka një ndeshje më tepër për të luajtur.
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, Chelsea beson, edhe sepse Newcastle i vendit të gjashtë ka vetëm dy pikë më tepër. (A2 Televizion)