Donnarumma në shkëmbim për Szczęsny, PSG ka gati planin

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 12:34 | Futboll

Donnarumma në shkëmbim për Szczęsny, PSG ka gati planin

Gianluigi Donnaruma në shkëmbim për kartonin e Wojciech Szczęsny. Kjo është oferta e fundit që Paris Saint Germain po mendon për të sjellë në Francë gardianin polak.

Në mediat italiane është shpërndarë shpejt lajmi se shkëmbimi mes dy portierëve mund të ndodhë që në merkaton e dimrit. 

Donnarumma ka qenë gjithmonë në listën e dëshirave për Juventusin dhe për këtë, kampionët e Francës duan të shfrytëzojnë momentin për ta rikthyer portierin në Itali dhe të afrojnë gardianin polak.

Edhe pse 24-vjeçari ka një kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2026, gafat e shtatlartit kanë bërë që drejtuesit e klubit të ndryshojnë mendje. Megjithatë, mosha e re që gardiani ka, bënë që Zonja e Vjetër ta ketë ende ndër të preferuarit e saj.

Deri më tani, përflitet për një shkëmbim, por edhe nëse palët nuk bien dakord te detajet finalet, kampionat e Francës mund ta paguajnë kartonin e portierit polak që vlerësohet nga 35 deri në 40 milionë euro ndonëse Szczęsny ka një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2025.  

Kur kanë mbetur më pak se një muaj nga merkatoja e dimrit planet e gjigantëve të futbollit europian kanë nisur.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos