Girona mund Barcelonën dhe merr e vetme kreun në Spanjë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 10:27 | Futboll

Girona mund Barcelonën dhe merr e vetme kreun në Spanjë

Girona është padyshim surpriza e bukur e La Ligas pasi tani merr e vetme kreun në Spanjë. Mbrëmjen e së dielës, ata mundën Barcelonën me rezultatin 4-2 në një ndeshje spektakolare nga fillimi deri në fund.

Miqtë kaluan në avantazh që në fillim me Dovbyk. Megjithatë, Lewandowski iu kundërpërgjigj shpejt dhe barazoi shifrat. Edhe pas golit të polakut, Girona nuk u dorëzua dhe mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Gutierrez.

Në fraksionin e dytë, Barcelona e kërkoi më shumë golin, por miqtë shënuan edhe të tretit me Valer.

Katalanasit rikthyen shpresat me Gyndogan që shkurtoi diferencat, por në fund veterani Stuani la dhe firmën e tij dhe vulosi fitore historike për ekipin e Gironës.

Aktualisht, Girona merr e vetme kreun me 41 pikë pas 16 javësh, Reali është në vendin e dytë me 39 pikë, ndërsa Barcelona në të katërtin me 34 pikë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos