Egnatia i heq fitoren në fund Partizanit, paqe mes Skënderbeut dhe Tiranës

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 19:03 | Futboll

Egnatia i heq fitoren në fund Partizanit, paqe mes Skënderbeut dhe

Partizani-Egnatia dhe Skënderbeu-Tirana janë mbyllur në barazim. Kryesuesit e Partizanit ishin shumë pranë fitores në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi, por iu ikën 3 pikët në minutat e fundit.

Mba realizoi për “demat e kuq” në minutën e 34, ndërsa Bakayoko barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt, por menjëherë pas festës u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori i takimit, i cili i akordoi dy kartonë në verdhë, pasi hoqi bluzën dhe festoi tek tifozët kundërshtarë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Korçë, Skënderbeu-Tirana, nuk pati gola, me dy ekipet që ndan pikët dhe mbeten në pjesën e poshtme të renditjes.

Pas javës së 16, Partizani udhëheq renditjen me 29 pikë, ndërsa ndiqet nga Dinamo me 28 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos