
Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.
“KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.
Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.
I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërkohë, gazetarja e A2 CNN Dea Kozma ka mësuar se Orges Shehi është një hap larg rikthimit në krye të bardhebvluve. (A2 Televizion)