“Diamanti” i vogël i Bayern nënshkruan kontratën e parë si profesionist

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2026, 13:03 | Futboll

 “Diamanti” i vogël i Bayern nënshkruan

Ylli i ri i Bayern Munchen, Lennart Karl ka nënshkruar kontratën e tij të parë si profesionist me klubin bavarez. Lajmi konfirmohet nga gazeta gjermane BILD.

Ditën e djeshme Karl mbushi 18 vjeç dhe sipas rregullave të vendosura nga UEFA, kontrata e tij e parë si futbollist nuk mund të nënshkruhej më herët. Mesfushori Karl u vu në qendër të kritikave nga përfaqësues të klubit të Bayern dhe nga tifozeria, për shkak të një deklarate të tij, ku thoshte që ëndrra e tij ishte te luante një ditë për Real Madrid.

Kjo kishte krijuar pasiguri në kampin bavarez, sepse pa pasur ende një kontratë si profesionist, Karl mund të dakordësohej me një klub tjetër dhe të nënshkruante një kontratë në momentin që rregullat do ta lejonin. Mund të krijohej një precedent i ngjashëm me atë të lojtarit Dro Fernandez, i cili nënshkroi një kontratë me PSG, duke u larguar nga Barcelona.

Megjithatë, Karl nënshkroi për klubin bavarez dhe është ne bisedime për një kontratë të re deri në vitin 2031, me rritje të konsiderueshme të pagës. Këtë sezon, Karl ka luajtur 31 ndeshje, duke shënuar 7 herë dhe duke dhuruar 4 asiste. Ai mbetet një nga talentet më të mëdha që klubi i Bayern ka prodhuar vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos