Kombëtarja realizon fotot zyrtare përpara pjesëmarrjes në “Euro 2024”

Nga Erald Kodhelaj
5 Qershor 2024, 11:58 | Futboll

Kombëtarja shqiptare po vazhdon fazën përgatitore në Austri, në prag të Euro 2024. Për disa momente, skuadra është shkëputur nga stërvitjet, por ka qëndruar në fushë.

Seanca e lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit, u shoqërua me angazhimin e të gjithë futbollistëve, stafit dhe drejtuesve të federatës, për fotografitë zyrtare përpara eventit në Gjermani.

Ashtu si edhe në Euro 2016, Kombëtarja shqiptare do të prezantohet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve. Për Euro 2024, u realizua një set special veshjesh për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos