FIFA ka hedhur në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube i cili do të luhet me 32 skuadra.
Një aktivitet si asnjëherë më parë, të cilin FIFA planifikon ta zhvillojë çdo katër vite, ashtu si turnetë madhorë të kombëtareve, shkruan A2 CNN.
Shorti ka dhuruar përballje shumë interesante pas ndarjes në grupe, me duele si PSG-Atletico Madrid, Bayern Munchen-Boca Juniors, River Plate-Inter dhe Manchester City-Juventus.
Dy skuadrat e para të çdo grupi kualifikohen në fazën me eliminim direkt të turneut. Botërori i Klubeve do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025.
GRUPI A: Palmeiras, Porto, Al Ahli, Inter Miami
GRUPI B: PSG, Atletico Madrid, Botafogo, Seattle Sounders
GRUPI C: Bayern Munchen, Auckland City, Boca Juniors, Benfica
GRUPI D: Flamengo, ES Tunis, Chelsea, Leon
GRUPI E: River Plate, Urawa Red Diamonds, Monterrey, Inter
GRUPI F: Fluminense, Borussia Dortmund, Ulsan HD, Mamelodi Sundowns
GRUPI G: Manchester City, Widad Casablanca, Al-Ain, Juventus
GRUPI H: Real Madrid, Al-Hilal, Pachuca, Salzburg. (A2 Televizion)