Teuta mposhti 3-1 Tiranën dhe mori fitoren e parë në kampionat. Në javën e dytë të Superligës, ndeshja në Durrës nuk ishte e zakonshme, pasi dritat e impiantit ikën disa herë dhe u desh që dueli të shtyhej për disa minuta.
Bardheblutë edhe pse shënuan të parët me Kis nga penalltia, nuk arritën ta mbanin avantazhin deri në fund. Durrsakët ndryshuan tërësisht fytyre. Boçi, Zogos dhe Umejiego realizuan dhe mbyllën takimin me shifrat 3-1.
Pas javës së dytë, Teuta është me 4 pikë, ndërsa Tirana mbetet në fundin e tabelës me 0 pikë. (A2 Televizion)