Kontratë 5-vjeçare, Burnley zyrtarizon Armando Brojën

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 19:55 | Futboll

Kontratë 5-vjeçare, Burnley zyrtarizon Armando Brojën

Për herë të parë në karrierën e tij, Armando Broja do ta nis sezonin e ri futbollistik jo si lojtar i Çelsit.

Sulmuesi kuqezi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeëçare me klubin e Bërnlit dhe do të jetë bomberi i ekipit nga veriu i Anglisë, në rikthimin e tyrë të radhës në Premier League.

Klubi e ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të yllit kuqezi, por detajet financiare të marrëveshjes janë ende të paqarta. Broja pritet të marrë minutat që i kanë munguar në vitet e fundit në eksperiencat e tjera në huazim te Everton dhe Fulham.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Burnley. Është një periudhë me të vërtetë pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Mezi pres të filloj! Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën e të luajturit për këtë klub. Që tani mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Burnley-t. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh këtë fanellë”, tha Broja pasi hodhi firmën në kontratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos