Roma me 5 yje, kryeqytetasit rikthehen te fitorja në Serinë A

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2024, 16:14 | Futboll

Roma ka mposhtur me rezultatin 5-0 Parmën, në një ndeshje ku fitorja për kryeqytetasit ishte detyrim pas shumë rezultateve negative të javëve të fundit.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë nga vendasit dhe tre në të dytën, shkruan A2. Dybala zhbllokoi takimin me penallti, ndërsa e mbylli ndeshjen me dy gola dhe asist.

Paredes shënoi po ashtu me penallti, ndërsa golat e tjerë për ekipin e drejtuar nga Claudio Ranieri erdhën nga Saelemakers dhe Dovbyk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos