Kategoria Superiore, Partizani pret Skënderbeun, Egnatia udhëton në Durrës

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 12:37 | Futboll

Kategoria Superiore, Partizani pret Skënderbeun, Egnatia udhëton

Këtë të hënë do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit për javën e 16 në Kategorinë Superiore. Pas 4 barazime radhazi, Partizani përballet me Skënderbeun në Arenën e Demave.

Në fazën e parë, korçarët ishin ekipi i vetëm që i mundi Demat e Kuq, megjithatë kryeqytetasit premtojnë se sot do të jetë një tjetër histori. Këtë e deklaroi dhe trajneri i kuq në prag të sfidës, Arbër Abilaliaj, që vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se ekipi i tij do të hyjë në fushë për të marrë maksimumin.

“Për momentin kam përshtypjen e dinë të gjithë po vuajmë mungesë sidomos në qendër të mbrojtjes. Shpresoj të rikuperojmë të tjerë që kemi në dispozicion. Na ka prishur balancat, që ishin gjëja më e rëndësishme që kishim ndërtuar deri në ato momente. Nëse s’performon si duhet në fazën defensive, problem bëhet përpara. Humbja e vetme e Partizanit? Skuadër e balancuar dhe shumë e mirë. Ka stil të qartë të të luajturit futboll, kështu që me të drejtë mendoj është nga skuadrat e vështira duke pasur parasysh dhe stabilitetin që ka gjetur me lojtarët që ka. Shto këtu që është ekipi i vetëm që ka mundur Partizanin këtë kampionat”, tha Abilaliaj.

Në anën tjetër, lufta në distancë për kreun e klasifikimit vijon. Egnatia përballet me Teutën në “Niko Dovana”. Edhe pse dy ekipe tërësisht me objektiva të ndryshme do të japin gjithçka për të dalë më 3 pikë.

Rrogozhinasit duan të ruajnë kreun ndërsa Teuta të dali sa më shpejt nga zona e ftohtë e rrezikut. 
Të dyja takimet do të luhen sot në orën 17:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos