Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet e muajit shtator, në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës. Sërish ka pasur ndryshime në skuadër me trajnerin Silvinjo që ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi, shkruan A2 CNN. Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka dalë në përfundimin se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.
Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.
Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin Arenën Kombëtare në orën 20:45. (A2 Televizion)