Anxhelo Sina është zyrtarisht lojtar i PAS Janina.
Klubi i kategorisë së dytë greke e ka huazuar portierin shqiptar nga Rio Ave, klubi portugez që zotëron kartonin e tij, shkruan A2.
Sina është produkt i Olimpiakosit, ekip me të cilin, ashtu si edhe me Rio Aven, pati mundësinë të luajë vetëm me skuadrat e moshave.
Te PAS Janina, 21-vjeçari pritet të ketë më tepër minuta.
Anxhelo Sina është pjesë e Kombëtares U-21. Aktualisht është i grumbulluar me skuadrën e Alban Bushit për sfidat e këtij muaji. (A2 Televizion)