Besimplotë se do të marrin rezultate pozitiv në ndeshjet e muajit shtator. Për dy futbollistët Jasir Asani dhe Medon Berisha nuk ka justifikime. Skuadra po përgatitet maksimalisht dhe ekziston një frymë pozitive brenda grupit që i jep siguri se do të bëjnë mirë dhe mbi të gjitha ti marrin maksimumin kundërshtarit, shkruan A2 CNN.
“Normalisht atmosfera është shumë pozitive, të gjithë jemi në maksimumin tonë, do përgatitemi për Letoninë sepse kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të ta bëjmë maksimumin, duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë edhe pastaj me datë 9 duhet patjetër që t'i marrim ato tri pikë”, thotë Jasir Asani. “Atmosfera është shumë mirë, jemi duke pritur çunat që grumbullohen për t’u stërvitur. Ndaj Gjibraltarit do ta marrim si një test serioz për të shikuar ku jemi me ekipin”, thotë Medon Berisha.
Sfida me Letoninë ka një rëndësi shumë të madhe dhe për këtë djemtë premtojnë se do të japin më të mirën e tyre në fushë. “Të gjithë lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë edhe unë mendoj se të gjithë lojtarët do japin maksimumin edhe që t'ia dalim sepse trepikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën”, thotë Asani. “Tifozët janë mbështetja jonë madhe dhe unë mendoj se tifozët do vijnë plot edhe do e mbushi stadiumin për të na dhënë një përkrahje të madhe”.
“Letonia është ekip shumë i organizuar dhe kompakt. Është kënaqësi të luajmë në Air Albania dhe mirëpresim të gjithë tifozët që na mbështesin dhe duam t’u japim fitoren”, thotë Berisha.
Ndeshjen e parë kombëtarja shqiptare do ta luajë këtë të enjte në transfertë. Miqësorja me Gjibraltarin nis në orën 18:00. (A2 Televizion)