Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit shtator. Fillimisht kuqezinjtë përballen në një miqësore me Gjibraltarin në datën 4 shtator dhe 5 ditë më vonë presin në Tiranë Letoninë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kombëtarja nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, skuadra zhvilloi stërvitjen e parë në Malaga, vendi ku është grumbulluar për këto dy ndeshje. Ekipi kuqezi e nisi me disa ushtrime fizike dhe më pas skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit pasditen e të hënës. Skuadra do të jetë e plotë për trajnerin Silvinjo këtë të martë që i bashkuar dhe Christian Shpendi e Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.
Siç e beri te ditur dhe Federata më herët, dy mungesa të sigurta për probleme dëmtimi do të jenë Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi, ndërsa mbrojtësi Adrion Bajrami ka zgjedhur të largohet nga kuqezinjtë për t’iu bashkuar kombëtares së Zvicrës.
Kuqezinjtë do të vazhdojnë stërvitjet në Malaga edhe në ditët në vijim, para se të udhëtojnë drejt Gjibraltarit për miqësoren e parë historike me këtë përfaqësuese. (A2 Televizion)