Edon Zhegrova merr numrin e legjendës së Juventusit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 22:48 | Futboll

Edon Zhegrova merr numrin e legjendës së Juventusit

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e përhershëm të sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga skuadra franceze Lille. Bardhezinjtë kanë paguar 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit 26-vjeçar, duke fituar garën ndaj Olympique Marseille, që gjithashtu ishte e interesuar për lojtarin.

Zhegrova ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kampionët italianë, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2030. Në fanellë, sulmuesi kosovar do të mbajë numrin 11, të veshur më parë nga legjenda çeke e klubit torinez, Pavel Nedved.

“Është si një ëndërr për mua, një moment i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ndihem i nderuar që e vesh këtë fanellë dhe do ta vesh me shumë krenari. Do t’i jap më të mirën këtij ekipi”, u shpreh Zhegrova për faqen zyrtare të klubit.

Edon Zhegrova merr numrin e legjendës së Juventusit

Lojtari kosovar, i cili kishte kontratë me Lille deri në vitin 2026, u kthye në një objektiv prioritar për drejtuesit e Juventusit gjatë dy javëve të fundit të merkatos. Kjo ndodhi pas zhvillimeve të fundit rreth mesfushorit Nico González, për të cilin Atletico Madrid intensifikoi interesimin, duke i detyruar torinezët të shqyrtojnë alternativa në merkato.

Pasi finalizoi situatën me një tjetër transferim në prag të mbylljes së afatit, Juventusi u rikthye me ofertë konkrete për Zhegrovën dhe arriti marrëveshje të shpejtë me Lille, duke tejkaluar konkurrencën e Marseille, që nuk arriti të gjente akord me klubin francez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos