Kontratë deri në 2030, Donnarumma prezantohet te Manchester City, përfiton edhe Milani

Nga Dea Kozma
3 Shtator 2025, 15:13 | Futboll

Kontratë deri në 2030, Donnarumma prezantohet te Manchester City,

Gianluigi Donnarumma është lojtar më i ri i Manchester Cityt. Italiani është prezantuar nga vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një video njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes. Edhe pse ky transferim kishte kohë që përflitej. Kjo për shkak se Donnarumma nuk kishte rënë dakord me Paris Saint Germain për të nënshkruar një kontratë të re, çfarë bëri që këta të fundit mos ta kishin në plane shtatlartin, shkruan A2 CNN.

Ekipi i  Luis Enrique afroi Chevalier çfarë bëri 26-vjeçari italian të gjente një ekip të ri. Pasi Ederson u shit te Fenerbahce, City bëri një lëvizje për Gigio-n, një kërkesë e drejtpërdrejtë dhe nga Pep Guardiola. Portieri ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, që do ta mbaj atë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2030.

Kjo lëvizje do t’i kushtojë anglezëve 30 milionë euro, që shkojnë në arkën e PSG-së. Nga kjo përfiton dhe Milani. Donnarumma, i cili u formua si lojtar me kuqezinjtë, do t'i sjellë ish-klubit të tij rreth 1 milion euro falë kontributit që shpërblen klubet që stërvitin lojtarë të moshës 12 deri në 23 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos