Kualifikueset e Botërorit 2026/ Spanja “leksion” futbolli Turqisë, Gjermania fiton me Irlandën e Veriut

Nga Dea Kozma
8 Shtator 2025, 12:26 | Futboll

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Spanja “leksion” futbolli

21 gola në 5 ndeshje. Spektakël dhe emocione u përjetuan mbrëmjen e të dielën në 5 ndeshje interesante të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Padyshim spikat suksesi i Spanjës që mundi 6-0 Turqinë në një ndeshje pa histori, shkruan A2. Iberikët i dhanë “leksion” futbolli kombëtares turke, ku më i miri i takimit ishte Merino me 3 gola të shënuar, shkruan A2.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e gjashtë me Pedrin, ndërsa pas tij, Mikel Merino ishte i papërmbajtshëm. Në pjesën e dytë ai shënoi dy gola dhe praktikisht që në pjesën e parë Spanja hipotekoi fitoren. Edhe të dytën, iberikët nuk e ndalën ritmin duke realizuar dhe tre herë të tjera.

Merino shënoi dhe golin e tretë personal dhe pas tij Feran Torres dhe Pedri në fund mbyllën goleadën e spanjollëve.

Fitore shumë të bukur regjistroi dhe Belgjika e cila gjithashtu regjistroi një fitore 6-0 ndaj Kazakistanit. De Brujn dhe Doku dy herë si dhe Raskin e Munier në pjesën e dytë, bënë cdo gjë më të thjeshtë për belgët që të mërkurën do të luajn0ë me kombëraren maqedonase për vendin e parë në grup.

Edhe Gjermania bëri detyrën duke mundur me rezultatin 3-1 Irlandën e Veriut Golat e Gnabrit, Amirit dhe Virc, i dhuruan triumfin “panzerave” që siguruan kështu fitoren e parë në grupin A. Sa i përket takimeve të tjera, Polonia fitoi 3-1 me Finlandën, ndërsa Sllovakia mundi minimalisht Luksemburgun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos