Manaj i pandalshëm, tjetër gol me Sivasspor

Nga Erald Kodhelaj
26 Tetor 2024, 15:03 | Futboll

Manaj i pandalshëm, tjetër gol me Sivasspor

Fakti që qëndroi pesë javë jashtë fushave të lojës nuk ndikoi te Rey Manaj. Pasi u kthye me dygolësh prej dëmtimit, sulmuesi shqiptar shënoi sërish në Superligën turke.

Ai realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 3-2 të Sivaspor në fushën e Adana Demirspor, me ekipin e kuqeziut që në fund fitoi me rezultatin 4-2.

Ky ishte goli i tretë në dy ndeshje prej rikthimit për Manajn. Ylli i Kombëtares ngjitet në kuotën e 4 golave në dhjetë javë të elitës së futbollit turk, duke e ndihmuar Sivaspor-in që ti afrohet zonës së kupave të Europës.

Forma e shkëlqyer e Manajt është një lajm i mirë për Kombëtaren, përpara ndeshjeve të nëntorit në Nations League.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos