Maqedonia e Veriut bën mrekullinë në Belgjikë dhe ruan vendin e parë në grup

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 23:16 | Futboll

Maqedonia e Veriut bën mrekullinë në Belgjikë dhe ruan

Belgjika nuk arriti të thyejë murin mbrojtës të Maqedonisë së Veriut, duke u ndalur në një barazim 0-0 në shtëpi, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Miqtë, që nuk kanë humbur prej 13 ndeshjesh zyrtare, treguan disiplinë të hekurt dhe u larguan me një pikë të çmuar.

Pjesa e parë foli për dominimin e Belgjikës, por pa efikasitet. Një gol i Maxim De Cuyper u anulua për pozicion jashtë loje të Kevin De Bruyne, ndërsa Leandro Trossard humbi një rast ideal me kokë. Nga ana tjetër, Jani Atanasov tentoi me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkoi jashtë.

Në pjesën e dytë, Belgjika shtoi ritmin. Jérémy Doku provoi i pari në portë, por u ndal nga portieri Stole Dimitrievski, i cili më pas bëri disa pritje vendimtare ndaj De Bruyne dhe Openda.

Pavarësisht presionit, “Djajtë e Kuq” nuk arritën të gjenin golin e vonë që do t’i dërgonte në krye të grupit J. Maqedonia e Veriut, megjithëse nuk shënoi për të shtatën ndeshje radhazi jashtë fushe, ruajti gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos