Nga Ballkani dhe Evropa, festat e fundvitit e mbushin Durrësin më turistë të huaj

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
16 Dhjetor 2025, 11:18 | Aktualitet

Festat e fundvitit duket se kanë prenotuar edhe hotelet përgjatë bregdetit të Durrësit. Por ajo që bie në sy është fakti që rreth 90 për qind e prenotimeve janë bërë nga shtetas të huaj, të cilat prej disa vitesh po krijojnë një interes gjithnjë në rritje për të shijuar veçanërisht natën e ndërrimit të viteve në hotelet përgjatë bregdetit të Durrësit.

Përveç kuriozitetit dhe dëshirës për të provuar gatimet dhe festimet tradicionale shqiptare, ky interes nga të huaj vjen edhe për shkak të çmimeve.

Gjatë këtij viti, qyteti bregdetar ka regjistruar mbi 1.5 milionë turistë të huaj, duke ruajtur pozicionin e tij si kryeqendra e turizmit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos