Napoli e ka nisur si kampion sezonin e ri të Serie A që startoi këtë të shtunë.
Të kaltrit fituan me rezultatin e pastër 2-0 në transfertën e vështirë të Sasuolos e cila u rikthye sërish mes më të mirave të futbollit italian.
Ndeshja foli totalisht për djemtë e Conte që shënuan nga një gol në cdo pjesë me anë të McTominay dhe të sapoafruarit Kevin De Bryne.
Ndeshja tjetër e serie A, ajo mes Genoa e Lecce u nda në barazimin pa gola 0-0. (A2 Televizion)