Transportonte para me mjetin e blinduar, shoferi përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 12:29 | Kronikë

Transportonte para me mjetin e blinduar, shoferi përplas për vdekje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Shushicë të Elbasanit. Policia njofton se një 57-vjeçar i cili drejtonte një mjet të blinduar që transportonte para të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar një këmbësor të moshuar.

Sipas policisë, gjatë manovrimit me mjetin e blinduar, ai ka aksidentuar këmbësorin Xhelal E., 77 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I moshuari u transportua drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos