I vunë tritol te dera nënës së Gentian Zotos në Vlorë, arrestohen babë e bir

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 12:05 | Kronikë

I vunë tritol te dera nënës së Gentian Zotos në

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth tre javë më parë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e jashtme të banesës së nënës së Gentian Zotos në Vlorë. Në operacionin policor të koduar “Objektivi”, u arrestuan autorët e dyshuar të ngjarjes, babë e bir, Divid Goxhaj dhe Ferdinant Bombaj, të dy banues në fshatin Babicë e Madhe.

Sipas policisë, Divid Goxhaj, 59 vjeç, dhe Ferdinant Bombaj, 29 vjeç, akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Vjedhja”.

Sipas hetimeve të policisë, ata kanë mbajtur në banesën e tyre një automjet tip “Volkswagen Golf Plus”, i vjedhur më herët në qytetin e Elbasanit.

Më 29 nëntor 2025, automjeti dyshohet se është përdorur për t’u afruar pranë banesës së shtetases Bakie Zoto, ku është vendosur lënda plasëse në portën e jashtme të banesës. Pas shpërthimit, automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të djalit të saj, Gentian Zoto, një person i njohur për policinë. Gentian Zoto është dënuar me 35 vite burg për atentatin ndaj Inez Hajrullës më 10 maj 2019 në Vlorë.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos