Rei Manaj i çan rrjetën Serbisë, Kombëtarja shqiptare shtang kundërshtarët

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 21:36 | Futboll

Rei Manaj i çan rrjetën Serbisë, Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj asaj serbe, në super-sfidën që luhet në Leskovac.

Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, shkruan A2 CNN.

Rei Manaj i çan rrjetën Serbisë, Kombëtarja shqiptare
Tifozeria e Kombëtares në Tiranë
Tifozeria e Kombëtares në Tiranë

Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë të Kombëtares shqiptare anembanë botës, të cilët janë të 'mbërthyer' para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi.

Kujtojmë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos