Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë ‘ndezur’ atmosferën në Tiranë, teksa ka nisur të luhet ndeshja kundër Serbisë. Në stadium janë kënduar himnet e dy vendeve, pak minuta më parë.
Në pamundësi për të ndjekur sfidën nga afër, tifozët kuqezi janë mbledhur në kryeqytet, teksa kanë krijuar një atmosferë elektrizuese, shkruan A2 CNN.
Në sheshet e Tiranës nuk kanë munguar flamujt kuqezi, këngët dhe vallet me motive kryesisht patriotike.
Kujtojmë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror, shkruan A2 CNN.
Ndeshja për llogari të kualifikueseve të Botërorit po luhet në Leskovac, një qytet në Serbi ku ka edhe shumë popullsi shqiptare. (A2 Televizion)