Në stadiumin e Leskovacit po luhet super-sfida mes Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Botërorit.
Gjatë ndeshjes, janë dëgjuar thirrje në kor nga tifozët serbë, të cilët thonë ‘Kosova është Serbi’, por edhe duke përdorur thirrje raciste ndaj shqiptarëve, shkruan A2 CNN.
Ndeshja po vijon me rezultatin 0-0, teksa tifozët kuqezi, në pamundësi për të shkuar në stadium, kanë mbushur sheshet e Tiranës duke festuar me këngë e valle.
Kujtojmë edhe njëherë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror, shkruan A2 CNN.
(A2 Televizion)