Sadiku largohet nga Mohun Bagan, zyrtarizohet në klubin e ri

Nga A2 CNN
24 Korrik 2024, 17:59 | Futboll

Sadiku largohet nga Mohun Bagan, zyrtarizohet në klubin e ri

Armando Sadiku, pasi i dha lamtumirën klubit të Mohun Bagan në Indi, vendosi të vijojë karrierën sërish në këtë vend.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Goa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit shqiptar, i cili në këtë periudhë ka qenë në Shqipëri duke kaluar pushimet.

Sadiku pritet të udhëtojë tashmë përsëri drejt Indisë për t’iu bashkuar skuadrës së Goa në këtë etapë të re të karrierës së tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos