Nga Perëndimi i kryeqytetit në Lindje, 10 km larg Olimpicos. Aty do të jetë shtëpia e re e Romës. Verdhekuqtë kanë prezantuar sot projektin për stadiumin e ri me 55,000 vende (mund të zgjerohet deri në 62,000) që do të ndërtohet në lagjen Pietralata.
Verdhekuqtë po bëjnë hapa të rëndësishëm dhe sot drejtuesit e klubit, të përfaqësuar nga zv/Presidenti Ryan Friedkin dhe CEO Souloukou, u takuan me kryetarin e bashkisë së Romës Roberto Gualtieri, për të diskutuar planet për stadiumin e ri.
Për objektin ka tashmë një afat të caktuar për vitin 2027. Projekti i klubit që është prezantuar përmes një videoje ngjalli një reagim entuziast. Në zemër të këtij vizioni është Curva Sud e re, e vendosur për t'u bërë më e madhja e tifozëve vendas në Evropë.
????️ Verso il nuovo stadio
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 24, 2024
???? https://t.co/7a0IiInWD5#ASRoma pic.twitter.com/C9mNPE9aYG
"Do të jetë një pikë qendrore e fuqishme, duke mishëruar pasionin dhe energjinë e mbështetësve tanë . Me dizajnin e tij ikonik të frymëzuar nga arkitektura klasike romake stadiumi do të ofrojë një eksperiencë të klasit botëror për të gjithë, nga tifozët e futbollit te komuniteti lokal”, tha zv/Presidenti Ryan Friedkin .
"Jemi të lumtur, është një projekt i bukur. Është propozuar si një stadium i kategorisë së lartë, ka disa karakteristika që do t'i shihni se do t'i gëzojnë sportdashësit duke filluar nga hapësira për Curva Sud që do të jetë më e madhe. Ne e vlerësuam faktin që projekti është unik, jo i njëjtë me të tjerët pasi mendon shumë për karakteristikat e Romës, trashëgiminë dhe historinë e saj. Është një projekt i cili integrohet me karakteristikat monumentale të qytetit. Do të jetë edhe një stadium në dispozicion të qytetit, do të ketë ndeshje futbolli por edhe evente të tjera”, tha kreu bashkisë së Romës Roberto Gualtieri. (A2 Televizion)