"Anglia do marrë 3 pikët ndaj Serbisë", parashikimi i Fatjon Bazes: Atmosfera në ekipin ballkanas nuk është më e mira

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 21:07 | Futboll

Gazetari Fatjon Baze, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh i bindur se Anglia nuk do të na bëjë surpriza të pakëndshme, por do të fitojë ndeshjen e saj me Serbinë.

“Shpresoj shumë që Anglia do të marrë 3 pikët. Trajneri Tuchel ka kërkuar që ndeshjen 5-0 të Beogradit ta përsërisin në Ëembley. Besoj që Anglia do të fitojë ndaj Serbisë, e cila po kalon krizë rezultatesh, ka ndryshuar trajnerin dhe atmosfera në ekipin e tyre nuk është më e mira”, tha Baze.

“Fillimisht, ne nuk duhet të shohim Anglinë, por të bëjmë detyrën ndaj Andorrës dhe të kualifikohemi në playoff”, shtoi gazetari.

Sipas tij, “e rëndësishme është që ndeshja Shqipëri-Angli të jetë mbrëmje feste”, me të dyja ekipet me qëllimin e tyre të përmbushur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos