Zbulohet trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran drejton Shqipërinë deri në vitin 2028

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 10:06 | Futboll

Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Italiani do të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi dhe do ta drejtojë deri në vitin 2028.

62-vjeçari ka qenë edhe futbollist, shumicën e karrierës e ka kaluar me Chievo-n. Më pas ka drejtuar klube të Serie B, si Varese, Catania dhe të tjera.

Gjatë prezantimit të Maran, Presidenti i FSHF, Armando Duka, falënderoi Sylvinhon për atë që ka bërë me Shqipërinë, por tha se cikli i tij ishte mbyllur.

“Është një trajner me përvojë”, tha Duka. “Objektivat tanë mbeten vendi i parë për në Nations League dhe kualifikimi për në Europianin e vitit 2028”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos