Zyrtare, Ibra kthehet te Milani

Nga Dea Kozma
11 Dhjetor 2023, 14:37 | Futboll

Zyrtare, Ibra kthehet te Milani

Zlatan Ibrahimovic rikthehet tek Milani, jo si një futbollit, por si këshilltari i Gerry Cardinale. Suedezi, i cili u tërhoq nga futbolli qershorin e kaluar, kthehet sërish te kuqezinjtë, por këtë herë si këshilltar personal i pronarit Cardinale.

42-vjeçari nga Malmo do të jetë një partner operacional i fondit RedBird. Kjo do të thotë se është në kontakt me ekipin dhe gjithashtu një mbështetje për trajnerin. 

Pasi u kthye në Milano në fund të vitit 2019, Zlatan u konsiderua si arkitekti i vërtetë i Scudetto-s së 19-të të kuqezinjve: një njeri i rilindjes, një forcë për lojtarët dhe motivim shtesë, tipare këto të një lideri të vërtetë.

Rikthimi i Ibrës tek Milani kishte kohë që përflitej. Kjo u duk qartë dhe nga fjalët e thëna nga vetë suedezi në intervistat e tij, ku theksonte se me zor priste të niste bashkëpunimin me fondin RedBird. 

Milan nuk po kalon një formë aspak të mirë. Kuqezinjtë janë me një këmbë jashtë Champions League dhe për këtë arsye, rikthimi i Ibrës në Milanello do të jetë një shtysë dhe më e madhe për lojtarët që të japin maksimumin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos